Restorantet myslimane synojnë tregjet gjatë "Një brez, një rruge"

2017-03-06 15:04:09 xinhua Komenti juaj Printoni

Jia Haiwu nga Distrikti Autonom Hualong i pakicës kombëtare Hui të provincës Qinghai të Kinës Perëndimore, po realizon ambicjen e tij në biznes.

Kompania e tij që merret me prodhimin e "lamian"(një prodhim brumi i ngjashëm me makaronat i përdorur gjerësisht në gatimet e myslimanëve kinezë) dëshiron të hapë një degë të saj muajin tjetër në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur. Restoranti që ndodhet në qendër të qytetit zë një sipërfaqe prej 400 metrash katrore, i pajisur me dekorime moderne dhe piktura të varura në mure me peisazhin e "Rrugës së Mëndafshit". Kjo është prova e parë e biznesit e z. Jia dhe brenda këtij viti, 4 restorante të tjera do të hapen edhe në këtë vend me popullësi me shumicë myslimane të Azisë Juglindore.

Me përpjekje dhe mbështetje qeveritare, gjithnjë e më shumë pronarë të restoranteve të lamian-it si z. Jia po zgjerojnë biznesin e tyre në vendet me shumicë myslimanësh, përgjatë nismës "Një brez, një rruge" si Malajzi, Indonezi etj.

Marka e lamianit "Lanzhou", e ka prejardhjen nga qyteti Lanzhou, kryeqendër e provincës Gansu dhe prej këtu është përhapur gjerësisht në mbarë Kinën. Por, jo shumë njerëz dinë se pjesa dërrmuese e pronarëve të këtyre restoranteve, vijnë nga Hualongu, një distrikt i vogël me shumicë banorësh myslimanë prej 300 mijë vetash.

Nga fundi i viteve 80' të shekullit të kaluar, me mbështetjen e qeverisë vendore, banorët e Hualong-ut kanë filluar të hapin restorante të makaronave me mish viçi në Kinë. Për të tërhequr më shumë klientë, ata i vunë emrin "Lanzhou", emri i një qyteti të madh dhe të njohur për gatime myslimane dhe më vonë patën sukses të madh në mbarë vendin.

Tani, banorët e Hualong-ut menaxhojnë mbi 14 mijë resotrante të marakronave lamian në më shumë se 270 qytete të Kinës. Sipas zv.kreut të distriktit Ma Qianli, 1/3 e popullsisë vendore merret me këtë biznes, duke fituar mbi 262 milionë dollarë amerikanë në vit.

Por, jo të gjithë pronarët e restoranteve janë të kënaqur me gjendjen e kësaj industrie. "Shumica e restoranteve janë biznes familjar, që nuk kanë përmirësuar as përmasën, as nivelin e menaxhimit në 30 vjet", thotë Ma Qingyun, drejtor i qendrës së shërbimit të provincës Qinghai për përgatitjet e pronarëve.

I diplomuar nga Universiteti i Shërbimit Publik, Ma është i pari nga fshati Yaodong i distriktit Hualong që fitoi gradën akademike.

Pas diplomimit, ai kaloi provimin në nivel kombëtar dhe u bë oficer i zyrës së shërbimit publik të qytetit Xi'ning, kryeqendër të provincës Qinghai.

Të rinjtë e familjes së Ma-së ashtu si prindërit e tyre, merren me biznesin e lamianit, gjë që e bën Manë e ri të mendohet për të ardhmen e kësaj industrie.

Gjatë një udhëtimi pune, Ma mësoi se mbi 10 banorë nga distrikti Hualong që shisnin lamian në qytetin Hangzhou të Kinës Jugore iu vunë prangat për shkak të një grindjeje për arsye konkurence me pronarët e një restorant të ri që u hap shumë pranë restorantit të tyre. Për të dëbuar konkurrentët, ata shkatërruan edhe pajisjet e restorantit.

Raste të tilla nuk janë të rralla. Në fakt, ka një rregull "të pashkruar", sips të të cilit, restorantet e reja të lamianit nuk duhet të hapen brenda 300 metrave larg restoranteve ekzistuese. Sa herë që konkurrentët e rinj ndërhyjnë në këtë zonë, pronarët nga Hualong përdorin dhunë ndaj tyre.

"Pse në restorantet e Hualong-ut hasen shpesh probleme të tilla? Mendoj se ata kanë nevojë për modernizimin e menaxhimit", thotë Ma Qingyun.

Në majin e vitit 2013, Ma dha dorëheqjen nga posti publik dhe krijoi një agjenci shërbimesh për restorantet e vogla të lamianit. Klientët e tyre përfshijnë edhe autoritetet administrative lokale, të cilët blejnë shërbimet e tyre për kualifikimin e pjesëmarrësve të rinj në biznesin e lamianit. Përveç këtyre, Ma dëshiron të nxitë më shumë restorante të eksplorojnë tregun jashtë vendit.

"Pas zhvillimit 30 vjeçar, mund të gjesh restorante të lamianit kudo në Kinë. Por, nisma 'Një brez, një rrugë' është një shans për ta që të zgjerojnë biznesin në vende të tjera", thotë z. Ma.

Në janarin e kaluar, ai organizoi një udhëtim në Malajzi për pronarët e 28 restoranteve të lamianit për të parë mundësitë e biznesit.

Z. Jia Haiwu është njeri prej tyre.

Jia është një ndër themeluesit e zinxhirit të restoranteve "Hainier". Në vitin 2003, ai hapi një restorant të vogël dhe në vitin 2015, bashkë me 4 partnerë të tjerë, krijoi këtë markë dhe tani ka 20 restorante në mbarë Kinën.

Z. Jia shpjegoi arsyet pse Malajzia është një pikënisje e mirë jashtë vendit për sipërmarrësit myslimanë nga distrikti Hualong. "Malajzia është një vend me shumicë myslimane dhe jemi të mirëpritur nga vendësit. Ndërkohë, kostoja e lëndëve të para dhe qiraja janë më të ulta në Kuala Lumpur se në Kinë. Kurse, çmimi i çdo racioni të lamianit në Malajzi është dy herë më i lartë", thotë ky pronar i restorantit.

Ndërkohë, biznesmenët myslimanë kinezë kanë edhe interes të mësojnë nga industria e zhvilluar malajziane e ushqimit hallall ku ka çertifikim që njihet nga vendet e tjera myslimane. Prandaj, hyrja në tregun malajzian mund të ndihmojë restorantet kineze të rritin standardet e prodhimit dhe nga Malajzia, biznesmenët kinezë mund të futen në tregjet e tjera myslimane.

Por, përveç këtyre pritshmërish optimiste, restorantet kineze kanë edhe vështirësi për të kapërcyer si gjuha, mënyra e gatimit etj.

Profesori Li Ziran, nga Institucioni i Industrisë së Ushqimit Hallall të Universitetit Ningxia, u shpreh se ushqimi malajzian i ngjan më shumë atij të Kinës Jugore. Kurse, lamiani është ushqim i nomandëve myslimanë të Kinës Veriperëndimore. "Banorët vendës preferojnë orizin dhe frutat e detit, gjë që kërkon përshtatje për këto restorante, sipas shijes së klientëve", shtoi profesori Li.

Megjithatë, Ma dhe parnterët e tij biznesmenë janë gati të përballen me sfida. Me mbështetjen e qeverisë për zbatimin e nismës "Një brez, një rruge" dhe të shoqatave tregtare në vendet përkatëse, ata po planifikojnë hapjen e restoranteve të reja në Kazakistan, Turkmenistan, Indonezi, Bangladesh etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore