Jiajia, vajza robot e Kinës

2016-05-23 11:43:00 xinhua Komenti juaj Printoni

Jiajia ka një fytyrë të pastër, faqe ngjyrë trëndafili dhe sy tërheqës, por nëse nis të flasë, ju do të kuptoni se është një robot humanoid.

Roboti Jiajia u prezantua këtë muaj nga Universiteti i Shkencës dhe teknologjisë në Hefei, të provincës kineze Anhui. Ajo mund të flasë dhe të lëvizë buzët, tu përgjigjet pyetjeve, pavarësisht se me një numër të kufizuar shprehjesh.

Jiajia mund të konsiderohet pa frikë si vajza e shkencëtarit 61 vjeçar Chen Xiaoping, profesor i departamentit të shkencave kompjuterike të këtij universiteti. Për median kineze Global Times, ai ka rrëfyer përvojën e punës në fushën e inteligjencës artificiale, duke u ndalur kryesisht te krijimi i robotit femër Jiajia.

Përvoja shkencore e profesorit Chen

Ai tregon se ndonëse kërkimet në fushën e inteligjencës artificiale në SHBA nisën në vitet 50-të të shekullit të kaluar, për Kinën kjo përvojë është e mëvonëshme. Chen vizitoi disa here në vit Pekinin dhe Akademinë e shkencave ku arriti të kontaktojë kërkimet e para për inteligjencën artificiale. Studimet e gjëra dhe intensive në këtë fushë bënë në profesori Chen në Konferencën ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale të vitit 1999,të paraqiste studimin e parë në këtë fushë.

Si i pari shkencëtar kinez, i njohur ndërkombëtarisht, Chen ishte i bindur se studimet teorike shkencore duhet të merrnin drejtimin teknologjik.

Dizenjimi i robotëve

Profesori Chen, ndonëse me pak përvojë në përdorimin e makinerive nisi të punonte bazuar në teknologjinë AIBO, të Korporatës Sony për robotët. Në vitin 2000, ekipi i drejtuar nga Chen ishte i pari ekip kinez që mori pjesë në RoboCup, një konkurs vjetor ndërkombëtar që promovon inteligjencën artificiale. Ekipi i profesorit Chen vazhdoi me sukses punën deri në vitin 2008, kur blenë pajisjet e nevojshme për dizenjimin e një roboti humanoid. Chen nisi projektin "Kejia" , që bazohet në një legjendë të lashtë kineze, motivi i së cilës ndikoi tek ai për krijimin e robotit humanoid.

Puna për krijimin e robotit Jiajia nisi që në vitin 2012, kur ekipi i drejtuar nga Chen dizenjoi fytyrën e bukur të saj, bazuar në tiparet e 5 vajzave student, portretet e të cilave u skanuan në 3D për tu punuar më pas me silikon. Jiajia kryen shumë detyra dhe në shkurt të këtij viti ishte e pranishme në Galanë e Vitit të Ri Kinez për Robotët, ndërsa në mars kërceu, luajti Tai Chi dhe këndoi në një shfaqje televizive. Jiajia ka takuar dhe mjaft pjesmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë që u zhvillua në maj në Shangai.

Kjo arritje bëri që profesori Chen ti afrohet dëshirës dhe objektivit të tij për të future robotët në shërbimet e tregut.

Tashmë me zhvillimin e industrisë robotike në Kinë, ata po përhapen gjerësisht jo vetëm në sektorë të ndryshëm të prodhimit, por dhe në ata të shërbimit social. Në një informacion të fundit mësuam se një shtëpi të moshuarish në Hangzhou ka përfshirë në personelin që kujdeset për banorët e saj dhe disa robotë. Ata janë më pak se 1 metër të gjatë, por të aftë të punojnë 72 orë. Të moshuarit i kanë pritur me shumë interes robotët, që kryejnë mjaft funksione në dobi të tyre. Me sa duket në një të ardhme të afërt kolegë të punonjësve në ndërmarrje apo në shërbimet e ndryshme sociale do të jenë edhe robotët. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore