Ekspertët e huaj përkrahin ligjin e sigurisë kombëtare për Hong-Kongun

2020-07-06 09:39:38 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë ekspertë të huaj kanë shprehur mbështetje për miratimin e ligjit për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong.

Eksperti i studimit të politikave nga Instituti për Demokraci Popullore Bobby Tuazon thotë se ligji do të ndihmojë në sigurimin e qëndrueshmërisë dhe lulëzimit afatgjatë të qytetit:

"Qeveria qendrore ka të gjitha arsyet e duhura dhe të ligjshme, jo vetëm të bazuara në autoritetin ligjor, por edhe në prova, për krijimin e agjencisë së sigurisë kombëtare. Sa më i qëndrueshëm të jetë Hong-Kongu, aq më shumë do të kontribuojë kjo në qëndrueshmërinë dhe lulëzimin ekonomik të rajonit".

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha javën e kaluar se banorët e Hong-Kongut me statusin e shtetasve britanikë jashtë vendit, do të kenë të drejtë të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Britani, dhe madje edhe për nënshtetësinë britanike.

Redaktori Ben Chacko i gazetës së përditshme britanike "Morning Star" e përshkruan masën si "hipokrite":

"Unë mendoj se ligji i sigurisë (kombëtare) nuk e dëmton politikën 'Një vend, dy sisteme'. Nuk besoj se qeveria e ka menduar mirë politikën e saj për Hong-Kongun dhe se çfarë do të thotë që tre milionë veta të vijnë në Britani. Mendoj se kjo tregon se sa hipokrite është qeveria, sepse në të vërtetë ekziston një krizë globale e refugjatëve. Ka mijëra njerëz që po mbyten në Mesdhe duke u përpjekur të arrijnë sigurinë në Evropë, dhe qeveria britanike nuk i ka lejuar brenda këta njerëz."

Rreth 70 vende e mirëpritën ligjin e sigurisë kombëtare për Hong-Kongun gjatë sesionit të 44-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së javën e kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore