Xi Jinping-u shkëmben mesazhe urimi me presidentin e Ganës për 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

2020-07-05 12:09:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij ganez Akufo-Addo shkëmbyen të dielën mesazhe urimi për 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në mesazhin e tij të urimit, Xi theksoi se në 60 vjetët që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Ganës, miqësia tradicionale midis dy vendeve ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe bashkëpunimi konkret ka arritur rezultate të pasura. Vitet e fundit, bashkëpunimi kino-ganez ka shfaqur një prirje të mirë zhvillimi, duke sjellë përfitime konkrete për popujt e të dy vendeve. Që nga shpërthimi i koronavirusit të ri, Kina ka bashkëpunuar kundër epidemisë me vendet afrikane, duke përfshirë Ganën, gjë që tregon miqësinë vëllazërore midis Kinës dhe Afrikës.

Akuf-Addo tha në mesazhin e tij të urimit se shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve kanë qenë të ngushta për 60 vjet e bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Të dyja palët përpiqen së bashku për ndërtimin e një rendi ndërkombëtar paqësor, të drejtë dhe të barabartë. Gjatë luftës ndaj epidemisë, presidenti Xi Jinping ka treguar një aftësi udhëheqëse të jashtëzakonshme. Kina ka ofruar ndihmë dhe mbështetje kundër epidemisë për vendet në mbarë botën, përfshirë edhe Ganën, duke fituar mirënjohje ndërkombëtare. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore