Hong-Kong: Historia do të kujtojë veprimet e guximshme

2020-07-05 18:14:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gjatë vitit të fundit Hong-Kongu ka përjetuar situatën më serioze dhe më të ndërlikuar pas rikthimit në gjirin e atdheut. Gjithnje e më shumë njerëz mendojnë se banditët po e futin Hong-Kongun në humnerën e terrorizmit. Hongkongasit e qarqeve të ndryshme që e duan atdheun, kanë qëndruar me trimëri kundër dhunës. Historia do të kujtojë veprimet e tyre të guximshme.

Li Ji, me fëmijët e vet pranë, këndon himnin kombëtar përballë banditëve

Li Ji, një banor i thjeshtë i Hong-Kongut, baba i tre fëmijëve, është një mësues shkolle fillore në Hong-Kong. Në vitin 2019 ai u dha të gjithë fëmijëve një mësim atdhedashurie.

Në një qendër tregtare, qindra banditë po krijonin rrëmujë. Li Ji e mbajti në krahë vajzën e vogël, kurse vajza e madhe dhe djali u fshehën pas tij. Kështu ai këndoi himnin kombëtar. Për të, këndimi i himnit ishte arma e tij e vetme kundër dhunës.

He Junyao përkrah policinë dhe zbaton detyrën e tij

He Junyao është një banor i Hong-Kongut, avokat dhe anëtar i Këshillit Legjislativ të Hong-Kongut. Më 6 nëntor të vitit 2019, si anëtar i Këshillit Legjislativ të Hong-Kongut dhe kandidat për zgjedhjet e Këshillit të Qarkut, kur po takohej me banorët, He Junyao u sulmua dhe nga gjoksi i tij nisi të dalë shumë gjak. Pas pesë ditëve, ai u takua përsëri me banorët në rrugë.

He Junyao tha se ai nuk ka frikë dhe se do të bëjë mirë punën e vet, duke zbatuar detyrat përballë vështirësive.

Ban Yalun kundërshton elementet që shkaktojnë kaos në Hong-Kong

Ban Yalun, një studente kineze jashtë vendit, debatoi me demonstruesit nga Hong-Kongu në tre gjuhë në rrugët e Këlnit të Gjermanisë më 2 nëntor 2019. Ajo tha se zemra e saj është e lidhur me atdheun. Ajo e di shpejtësinë e zhvillimit të Kinës dhe se forcat që shkaktojnë trazira në Hong-Kong nuk do të fitojnë.

Nathan Rich: Do t'i tregoj të vërtetën botës

Nathan Rich është një amerikan që jeton në Kinë. Qysh nga viti 2018 ai filloi të prodhojë video mbi Kinën dhe t'i publikojë ato në internet. Ai përpiqet të shmangë thashethemet e keqkuptimet ndaj Kinës dhe shpreson që videot e tij t'i ndihmojnë elementet e dhunshme ta njohin Kinën dhe të japë kontributin e tij për paqen e Hong-Kongut.

Linmo Yaqing : Do ta përkrah fort policinë

Linmo Yaqing, bashkëshortja e një polici, është e shqetësuar për sigurinë e të shoqit. Ajo mendon se e ka për detyrë t'u tregojë njerëzve situatën e vërtetë. Më 24 gusht në vitin 2019, ajo filloi të shkruajë blog për të treguar situatën e parë nga ajo. Por ajo u sulmua në internet për këtë arsye. Linmo Yaqing thotë se, megjithëse ka kërcënime, nuk do të pushojë dhe do të bëhet një përkrahje e fortë për policinë.

Policët e Hong Kongut: Me durim në rrezik

Që nga gjysma e dytë e vitit 2019, policia e Hong Kong-ut i ka treguar botës jo vetëm forcën, por edhe disiplinën e efikasitetin e vet.

Gjatë punës, polici Huang Jialun u godit me top çeliku në gojë.

He Weixiong, që ishte shefi i seksionit mbi falsifikimin e kartëmonedhave dhe të dokumenteve në Drejtorinë e Krimit Ekonomik të Policisë së Hong-Kongut, kishte presion të madh në punë, por edhe shqetësohej për sigurinë e familjes. Ai shpesh i paralajmëronte të shoqen e vajzën të mos dilnin jashtë natën.

Policit Ye Wenquan iu publikuan të dhënat personale. Po ai nuk u tremb dhe luftoi bashkë me kolegët e tij, duke marrë pjesë në mbi 40 aksione kundër dhunës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore