Putini falënderon rusët për përkrahjen në referendum

2020-07-03 10:27:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim para kombit, pasi pothuajse 78 për qind e votuesve në Rusi miratuan ndryshimet në kushtetutën e vendit.

"Rezultatet e këtij referendumi mbarëkombëtar tregojnë se shumica dërrmuese e qytetarëve rusë janë të mendimit se ne mund të punojmë më mirë dhe organet e qeverisjes në shkallë të gjerë, nga autoritetet e pushtetit vendor deri te presidenti, duhet të bëjnë çmos për të përmbushur pritshmëritë e larta të popullit," u shpreh ai.

Sipas ndryshimeve kushtetuese, presidenti Putin lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndërsa parlamenti do të ketë më shumë kompetenca.(Li Huailiang/ Foto nga Xinhua)

Mrekulli
Lajmet Kryesore