MPJ-ja: Ligji i Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong është në të mirë të interesave të investitorëve

2020-07-03 20:08:24 CRI Komenti juaj Printoni

Më 3 korrik, zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian u shpreh në Pekin se publikimi dhe zbatimi i Ligjit të Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong është në të mirë të interesave të ligjshme të investitorëve të vendeve të ndryshme dhe ndërmarrjet e vendeve të ndryshme në rajonin e Hong-Kongut me siguri do të ketë një perspektivë më të ndritshme.

Zbatimi i ligjit të sigurisë kombëtare do të ofrojë një garanci sistemi për zbatimin e parimit "Një vend, dy sisteme", do të jetë në të mirë të paqes, stabilitetit dhe lulëzimit të Hong-Kongut, do të jetë në mirë të të drejtave të lira të qytetarëve dhe në të mirë të interesave të ligjshme të investitorëve.

"Po të shohim të ardhmen, me reformë dhe hapje dhe injektim të gjallërisë së fuqishme ekonomike dhe me shtimin e lidhjeve mes Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale dhe vendeve të botës, e ardhmja e Hong-Kongut me siguri do të jetë më e mirë dhe ndërmarrjet e vendeve të ndryshme patjetër do të kenë një perspektivë të bukur," thotë Zhao Lijian.

Mrekulli
Lajmet Kryesore