Gjenevë, mbi 40 vendet mbështesin qëndrimin e Kinës mbi rajonin e Xinjiang

2020-07-02 20:21:14 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 korrik, në mbledhjen e 44-të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së që u zhvillua në Gjenevë, në fjalimin e saj në emër të 46 vendeve, Bjellorusia vlerësoi pozitivisht arritjet në fushën e të drejtave të njeriut, anti-terroriste dhe anti-ekstremiste në Xinjiang të Kinës Perëndimore, duke shprehur mbështetjet e tyre për qëndrimin e Kinës për këtë çështje.

Bjellorusia theksoi se "kemi vënë re që për 3 vjetë radhazi nuk ka ndodhur asnjë incident terrorist në Xinjiang, ku janë rikthyer paqja, qetësia dhe stabiliteti. Të gjitha pakicat kombëtare në rajonin e Xinjiang-ut gëzojnë të drejta njeriu".

"Ne vlerësojmë që Kina i ka qëndruar hapjes dhe transparencës, ka ftuar ta vizitojnë Xinjiang-un mbi 1000 diplomatë të huaj, zyrtarë të organizatave ndërkombëtare, gazetarë dhe udhëheqës fetarë të vendeve të ndryshme, të cilët kanë parë nga afër arritjet gjigante në Xinjiang. Kemi vënë re që Kina ka ftuar ekspertë të të drejtave të njeriut ta vizitojnë Xinjiang-un dhe të dyja palët kanë mbajtur kontakte të ngushta. Ne kërkojmë që të pushojnë akuzat e pabaza dhe trillimet. Besojmë që ekspertët e lartë përkatës do të zbatojnë një mision objektiv dhe të drejtë," thuhet në deklaratën e Bjellorusisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore