Kryeministri britanik njofton projektin 1 mld paund për rindërtimin e shkollave

2020-07-02 17:25:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një program rindërtimi të shkollave dhe kolegjeve që kap shifrën e mbi një miliard paundëve (mbi 1.2 miliard dollarë amerikanë).

Johnson njoftoi se 50 projektet e para të ndërtimit të shkollave do të nisin këtë vit, si pjesë e një programi rindërtimi dhjetëvjeçar me financim një miliard paund.

Gjithashtu është caktuar edhe një shtesë prej 560 milionë dhe 200 milionë për riparimin dhe përmirësimin e shkollave dhe kolegjeve.

Në një deklaratë, Johnson tha se të gjithë fëmijët meritojnë fillimin më të mirë të mundshëm në jetë, pavarësisht prejardhjes së tyre ose vendit ku jetojnë.

Sipas "Downing Street", projektet e reja të ndërtimit do të jenë "më të gjelbërta" në mënyrë që të ndihmojnë në përmbushjen e synimit të qeverisë për shkarkime zero të karbonit deri në vitin 2030. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore