Serbia planifikon të përsërisë zgjedhjet në 234 qendra votimi

2020-06-26 20:55:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të rimbahen më 1 korrik në 234 pika votimi, deklaroi të premten Komisioni Elektoral.

Vendimi u mor në një mbledhje të organizuar të enjten pas zbulimit të gabimeve në llogaritje dhe disa parregullsi gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit.

Sipas medias vendore, një ndër arsyet është tejkalimi i numrit të votave të dorëzuara në këto pika në krahasim me numrin e votuesve që votuan.

Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në 8253 pika votimi nën vëzhgimin e 3341 vëzhguesve vendorë dhe 111 të huaj.

Nga numërimet paraprake të mbi 80% e votave ka rezultuar se koalicioni i drejtuar nga partia në pushtet, Partia Progresive Serbe fitoi 61.18% . (Zhang Yan/ALbana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore