Koha për të risjellë trupin në formë

2020-06-26 10:18:20 CRI Komenti juaj Printoni

"Mos u mbingarkoni me ankth për shkak të mbi 250 të prekurve me COVID-19 në Pekin, që janë rezultuar kohët e fundit. Mos ndërprisni veprimtaritë sportive të fëmijëve në natyrë," u shpreh së fundmi drejtori i Departamentit Infektiv të Spitalit Huashan, profesori Zhang Wenhong, në një intervistë të drejtëpërdrejt. Duke folur për temën e stërvitjes së fëmijëve, Zhang Wenhong tha se në sfondin normal të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, shumica e personave mund të rifillojnë stërvitjet si në të kaluarën, sidomos fëmijët.

"Kam besim të plotë për suksesin e parandalimit të epidemisë në Pekin," tha Zhang Wenhong. Rishfaqja e virusit në tregun e shitjes me shumicë të produkteve bujqësore e blegtorale "Xinfadi" shkaktoi ankth te disa banorë. Zhang shtoi se gjendja e tanishme e Pekinit është krejtësisht e ndryshme nga gjendja e Wuhan-it në fillim të vitit 2020. Ai vuri në dukje dy karakteristika të masave të Pekinit për kontrollin e epidemisë, "së pari, reagimi i sistemit të parandalimit dhe të kontrollit të Pekinit është shumë i shpejtë. Përveç rasteve fillestare, rastet e tjera janë zbuluar falë bërjes së vazhdueshme të tamponëve. Së dyti, janë ndërmarrë masa të rrepta kontrolli dhe parandalimi në zonat e kuqe ku virulenca e virusit mbetet e lartë. Qarkullimi ekonomik dhe shoqëror i Pekinit nuk është ndaluar."

Nga 11 deri më 23 qershor, janë konfirmuar 256 raste me COVID-19. Zhang Wenhong theksoi se rishpërthimi i epidemisë në Pekin na shërbeu si një këmbanë për qarqet e ndryshme të kryeqytetit. Nuk është e lehtë që të zerohen rastet me COVID-19 në mbarë Kinën. Në një kohë kur epidemia vazhdon përhapjen në vendet e tjera të botës, COVID-19 mund të hyjë në Kinë në rrugë të ndryshme.

"Përpjekjet tona të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë synojnë afrimin me zerotë prekur,"theksoi Zhang Wenhong.

Pavarësisht gjendjes, nuk mund të heqim dorë nga të gjitha veprimtaritë në natyrë. Për shkak të COVID-19, me mbylljen e shkollave u pakësuan edhe aktivitetet fizike të fëmijëve. Kryetari i Lidhjes Kombëtare të Sporteve Shkollore Mao Zhenming tha se në fillim të shpërthimit të epidemisë në Kinë, Federata e Sporteve Shkollore e Pekinit kishte përgatitur programe sportive familjare me video të titulluara "Stërvitjet e përditshme, mposhtja e epidemisë" për fëmijët dhe familjarët e tyre, programe që u ndoqën online nga mbi 100 mijë stërvitës. Por numri i ndjekësve nisi të pakësohej ditë pas dite. "Kjo lidhet ngusht me qëndrimin tonë për stërvitjen,"theksoi Mao zhenming.

Pas rifillimit të shkollës, shumë mësues fizkulture zbuluan se cilësitë fizike të nxënësve në fusha të ndryshme ishin dobësuar, si aftësia e shikimi, elasticiteti trupor, kishte ndryshuar forma e trupit etj. Mao Zhenming sugjeroi se në kohën fillestare të ristërvitjes, duhet të bëjnë më shumë stërvitje për përmirësimin e aftësisë së shikimit dhe të lakueshmërisë trupore. Në periudhën kalimtare të ristërvitjes, Mao Zhenming nuk sugjeroi sporte mbi përmirësimin e rezistencës, por propozoi sporte me ngarkesë të paktë trupore.

Sipas kryetarit të Komitetit të Atletëve të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, Yangyang, stërvitja është e nevojshme për fëmijë dhe gjatë periudhës së ndalimit të shkollës, duhet të caktohet një kohë e veçantë e stërvitjes. Profesori i Institutit të Edukimit Fizik të kryeqytetit, Zhong Bingshu theksoi po ashtu nevojën e një orari fiks sportiv, "Mos u stërvisni orar pa orar, duhet të stërviteni në orarin e planifikuar."

Sportet jo vetëm mund të forcojnë shëndetin trupor, por edhe përmirësojnë shëndetin psikologjik, që është shumë jetik për lehtësimin e ankthit gjatë periudhës së epidemisë.

Profesori Zhang Wenhong vuri në dukje se epidemia e COVID-19 do të vazhdojë për një periudhë, mund të përzgjedhim sporte të përshtatshme dhe të formojmë disa zakone të reja sportive.

"Në shumicën e zonave të Kinës, rreziku i prekjes gjatë sporteve jashtë shtëpisë është shumë i ulët." tha Zhang Wenhong. Ai theksoi se duhet të heqim maskën gjatë stërvitjes, për të pasur një nivel të mirë të frymëmarrjes. Në mjedis të hapur ose stadiume me kushte e mira ajrimi, mund të bëhen edhe sporte në grup.

"Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të pakësojmë përplasje fizike me të tjerët gjatë sportit." Tani, po afrohet sezoni i pushimeve verore. Prindërit duhet të planifikojnë më shumë aktivitete sportive për fëmijët. "Fëmijët duhet të rifllojnë sa më shpejt sportet si në të kaluarën," propozoi Zhang Wenhong.

Po ashtu, Zhang Wenhong shprehu besim të plotë për suksesin e kontrollit të epidemisë në Kinë. Ai shprehu shpresën që të gjithë sportistët profesionistë të kthehen në fushat sportive dhe artistët në teatër. Më 20 qershor, rifilloi Sezoni 2019-2020 i Ligës së Basketbollit Kinez, kampionati i parë sportiv kinez pas shpërthimit të epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore