Li-Merkel, video-konferencë për bashkëpunimin dypalësh

2020-06-11 21:28:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang foli më 11 qershor me homologen e tij gjermane Angela Merkel nëpërmjet një video-konference.

Li theksoi se Kina do të ofrojë lehtësira për bashkëpunimin dypalësh për ndërmarrjet dhe rinormalizimin e prodhimit, duke ruajtur së bashku sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit furnizues.

Nga ana e saj, Merkel vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në betejën antiepidemike. Gjermania dhe Kina kanë këmbëngulur së bashku në forcimin e multilateralizmit.

Para kësaj video-konference, u organizua ceremonia e "nënshkrimit online" të dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh në fushën e automjeteve, energjisë etj. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore