COVID-19, Franca e Gjermania do të lehtësojnë më tej kufizimet

2020-06-11 11:38:50 CRI Komenti juaj Printoni

Franca dhe Gjermania do të marrin masa të tjera për të lehtësuar kufizimet mbi COVID-19.

Qeveria franceze deklaroi që kompetencat e posaçme qeveritare lidhur me pandeminë e COVID-19 do të përfundojnë kur gjendja emergjente e vendit të mbarojë më 10 korrik.

Gjithsesi, njerëzit do të kalojnë një periudhë kalimtare 4-mujore, me masa si kufizimi i grumbullimeve dhe rregullimi i lëvizjes.

Në Francë janë raportuar mbi 150 mijë raste të konfirmuara, përfshirë më shumë se 29 mijë të vdekur.

Në Gjermani, Ministria e Brendshme thotë që të hënën do të hiqet kontrolli kufitar me Zvicrën, Francën, Austrinë dhe Danimarkën, duke lejuar qytetarët e vendeve kryesore të BE-së dhe zviceranët të hyjnë në Gjermani pa masa kontrolluese.

Ndërsa masat e kontrollit për të huajt që mbërrijnë me avion nga Spanja do të përfundojnë më 21 qershor dhe rregullat për shtetasit jashtë BE-së do të shtyhen deri në fund të muajit.

Qeveria gjermane do të marrë gjithashtu në shqyrtim nëse gjendja epidemike është në përkeqësim.

Në Gjermani janë raportuar mbi 180 mijë të infektuar dhe mbi 8000 vdekje.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore