Shefja e FMN-së, thirrje për masa kundër zmbrapsjes nga globalizimi

2020-06-11 11:35:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva u ka bërë thirrje vendeve të ruhen ndaj "zmbrapsjes dramatike" nga globalizimi, si pasojë e COVID-19.

Georgieva tha se 170 vende do të jenë në gjendje më të keqe, me të ardhura më të ulëta për frymë deri në fund të vitit, duke shkaktuar prapavajtjen më të madhe në histori.

FMN-ja parashikoi në mes të prillit se ekonomia globale mund të tkurret me 3 për qind këtë vit.

Qeveritë e mbarë botës kanë marrë masa financiare me një vlerë të përgjithshme prej 9 trilionë dollarësh amerikanë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore