ShBA: Anulohet transmetimi i serialit televiziv "Policët" në valën e protestave

2020-06-11 11:26:38 CRI Komenti juaj Printoni

"Paramount" ka vendosur të anulojë transmetimin e serialit televiziv të bazuar në realitet "Policët".

Seriali ishte hequr tashmë nga kanali kabllor pas protestave mbarëkombëtare për brutalitetin e policisë dhe racizmin pas vdekjes së George Floyd-it më 25 maj.

Tani rrjeti konfirmon që seria është anuluar përgjithmonë.

Ky ishte edicioni i 33-të i serialit, nga i cili janë transmetuar më shumë se 1100 episode.

Seriali nisi në vitin 1989 dhe është transmetuar për 25 sezone në "Fox".(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore