Kontributi i Kinës në bashkëpunimin global kundër COVID-19, i dukshëm për të gjithë

2020-06-09 20:57:42 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze publikoi kohët e fundit librin e bardhë "Veprimet e Kinës kundër epidemisë së COVID-19". Në këtë dokument, fjala "bashkëpunim" është përdorur shumë shpesh.

Sipas librit të bardhë, prej 31 majit, Kina ka dërguar 29 ekipe ekspertësh mjekësorë në 27 vende, dhe ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë ndihmë antiepidemike në 150 vende dhe 4 organizata ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Kina ka eksportuar në 200 vende dhe rajone pajisje dhe mjete për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19 dhe ka mbështetur fuqimisht vendet e tjera në këtë betejë.

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet në mbarë botën dhe e ardhmja mbetet e paqartë. Për këtë, libri i bardhë propozon një bashkëpunim ndërkombëtar efektiv në parandalimin dhe kontrollin e përbashkët, përgjigje të bashkërenduar të ndikimit të epidemisë në ekonominë botërore, ndihmë për vendet dhe rajonet në vështirësi, kundërshtim të fortë ndaj stigmatizimit dhe politizimit të epidemisë dhe përmirësimin e sistemit global të shëndetit publik.

Veçanërisht e rëndësishme është mbështetja ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të luajtur një rol udhëheqës në luftën antiepidemike. Aktualisht, Kina ka dhuruar fonde ndihme që të së bashku kapin shifrën e 50 milionë dollarëve amerikanë për OBSh-në, Aleancën Globale për Vaksinat dhe organizata të tjera si dhe ka mbështetur aktivisht "Fondin e Solidaritetit për Përgjigjen" të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kina gjithashtu u zotua se nëse arrin të krijojë një vaksinë për koronavirusin e ri do ta bëjë atë një "produkt publik global".

Për këtë, David Nabarro, i dërguari i posaçëm i OBSH-së për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19, komentoi se shumë nga nismat kineze synojnë plotësimin e mangësive të reagimit ndërkombëtar të krizës dhe sigurimin e mbështetjes së fortë për luftën ndërkombëtare kundër epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore