Pekini do të ulë nivelin e alarmit ndaj COVID-19

2020-06-05 21:14:56 CRI Komenti juaj Printoni

Duke filluar nga e shtuna, Pekini do të ulë nivelin e alarmit ndaj COVID-19 nga i dytë në të tretin.

Vendimi u mor pasi qyteti nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të konfirmuar me COVID-19 për 50 ditë rresht.

Më 24 janar, Pekini aktivizoi nivelin më të lartë të reagimit ndaj urgjencës së shëndetit publik për të trajtuar shpërthimin epidemik.

Pjesa kontinentale e Kinës raportoi pesë raste të reja të importuara COVID-19 të enjten, prej të cilave katër në Shangai dhe një në Sichuan.

Mësohet se nuk u zbulua asnjë rast i ri i transmetuar brenda vendit dhe nuk është raportuar asnjë vdekje e lidhur me sëmundjen ose raste të reja të dyshuara. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore