Eksperti: Kina ka bërë përparim në prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, por ka sfida

2020-06-04 11:14:04 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspert kinez i shëndetit publik thotë se Kina ka bërë përparime në prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, por duhet ende kohë për të arritur sukses.

Drejtori i Qendrës Globale të Shëndetit Publik pranë Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës Dong Xiaoping theksoi:

"Profesorja dhe doktorja Chen Wei nga Akademia Kineze e Inxhinierisë dhe ekipi i saj shpallën vaksinën e parë kandidate të COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa përfunduan fazën e parë të prodhimit. Tani ata kanë njoftuar se do të përfundojnë fazën e dytë të provës klinike në mes të qershorit. Ekipi i dr. Chen Wei përdori një bartës adenovirus për të përftuar një formë të re të vaksinës."

Por ai gjithashtu theksoi se është ende e vështirë të parashikohet se kur mund të prodhohet vaksina, pasi ecuria e hulumtimeve tani është vështirësuar pjesërisht për shkak të mungesës së kandidatëve të kualifikuar për prova të mëtejshme klinike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore