Kinë, raportohet rritje në eksportin e shërbimeve

2020-06-04 20:58:49 CRI Komenti juaj Printoni

Eksporti i shërbimeve nga Kina pati rritje prej 3.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 161.29 miliardë juanë (afro 22.72 miliardë dollarë amerikanë) në prill. Kjo i dha fund prirjes rënëse prej shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Rritja në eksportin e shërbimeve u realizua në sajë të politikave e masave të vendit për nxitjen e rifillimit të punës dhe prodhimit dhe për stabilizimin e tregtisë së jashtme, tha Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, në një konferencë shtypi të enjten.

Gao theksoi në veçanti rritjen në tregtinë e shërbimeve me përqëndrimin e madh të njohurive, prej 6.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 637.37 miliardë juanë në katër muajt e parë, duke zënë 42.1 për qind në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së shërbimeve. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore