Kina importon 1.58 miliardë kub gaz natyror përmes tubacionit nga Rusia

2020-06-04 18:38:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kina importoi gati 1.6 miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia përmes tubacionit të rrugës lindore gjatë gjashtë muajve të fundit.

Tubacioni ndërkufitar i gazit ka një shtrirje prej 3000 kilometrash në Rusi dhe prej 5000 kilometrash në Kinë.

Parashikohet se në vitin 2020, tubacioni do t'i sigurojë Kinës 5 miliardë metra kub gaz rus.

Sasia vjetore pritet të rritet në 38 miliardë metra kub nga viti 2024. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore