Hyn në fuqi amendamenti mbi tregtinë e shërbimeve midis pjesës së brendshme të Kinës e Hong-Kongut

2020-06-03 12:58:11 CRI Komenti juaj Printoni

Amendamenti i një marrëveshjeje mbi tregtinë, të nënshkruar vitin e kaluar midis pjesës së brendshme të Kinës dhe Hong-Kongut, ka hyrë në fuqi.

Marrëveshja synon të forcojë më tej liberalizimin e tregtisë së shërbimeve për Hong-Kongun dhe të ulë pragun e hyrjes në treg për ofruesit e shërbimeve në këtë qytet.

Amendamenti u nënshkrua në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit më të Ngushtë Ekonomik ndërmjet Pjesës së Brendshme dhe Hong-Kongut (CEPA).

CEPA është një marrëveshje kornizë e tregtisë së lirë e gjithanshme dhe moderne.

Ajo përfshin katër fusha kryesore: tregtinë e mallrave, tregtinë e shërbimeve dhe investimet, si dhe bashkëpunimin ekonomik e teknik.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore