Më shumë banorë të Xinjiang-ut gjejnë punë më të mira në mbarë Kinën

2020-06-03 12:30:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët thonë se banorët nga Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit kanë më shumë mundësi punësimi se kurrë më parë dhe shumë prej tyre janë larguar nga vendlindja për të kërkuar mundësi më të mira në krahina të tjera të Kinës.

Një grup të rinjsh nga Xinjiang-u kanë gjetur punë në një kompani në provincën Jiangsu të Kinës Juglindore, duke punuar aty që nga viti i kaluar.

Për Qolpan Yimaral-in, kjo ishte hera e parë që udhëtonte nëpër Kinë në kërkim të një jete më të mirë.

"Një shoku im i ngushtë më tha që paga në këtë kompani është më e lartë, kështu që erdha ta provoj. Kurrë nuk kam punuar në një fabrikë më parë, kështu që thjesht doja të shihja se si është," shprehet ai.

Edhe Delisar Amantuer kishte mendime të ngjashme. Pasi erdhi në kompani, ajo mësoi aftësi të reja dhe u pagua më shumë:

"Kur erdhëm, drejtuesit na trajnuan dhe na mësuan aftësitë që do të na duheshin. Tani fitojmë mbi 5 000 juanë (700 dollarë amerikanë) në muaj."

Deri më tani, më shumë se 80 mijë banorë nga Xinjiang-u janë duke punuar në krahina të tjera të Kinës për një jetë më të mirë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore