Hong-Kong, mbi 2.9 milionë veta firmosin peticionin në mbështetje të legjislacionit të sigurisë kombëtare

2020-06-02 11:10:16 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 2.9 milionë banorë të Hong-Kongut kanë nënshkruar një peticion që mbështet legjislacionin e sigurisë kombëtare për qytetin.

Peticioni tetëditor u inicua nga një organizatë e re e quajtur Fronti i Bashkuar që Mbështet Legjislacionin e Sigurisë Kombëtare dhe është paraqitur te Luo Huining-u, drejtori i Zyrës Ndërlidhëse të autoriteteve qendrore në Hong-Kong.

Luo thotë se numri i madh i pjesëmarrësve tregon se legjislacioni i sigurisë kombëtare përmbush aspiratat e banorëve të Hong-Kongut:

"Fakti që mbi 2.9 milionë veta kanë nënshkruar peticionin në internet dhe në rrugë gjatë tetë ditëve pasqyron plotësisht energjinë pozitive të shoqërisë së Hong-Kongut. Kjo gjithashtu tregon se legjislacioni kombëtar për mbrojtjen e sigurisë për Hong-Kongun është një prirje mbizotëruese me mbështetje të gjerë."

Hong-Kongu ka vuajtur nga protestat e dhunshme dhe trazirat shoqërore për gati një vit, që kanë çuar në uljen për herë të parë të PBB-së në një dekadë, si dhe një vlerësim të ulët të kreditit.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore