Li Keqiang-u kërkon më shumë kanale financimi për bizneset e vogla

2020-06-02 10:41:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka bërë thirrje që të bëhen më shumë përpjekje për shtimin e financimit qeveritar, për t'i ndihmuar ndërmarrjet të vogla e të mesme dhe mikrobizneset të kapërcejnë vështirësitë e krijuara nga epidemia e COVID-19.

Li i tha këto në një videosimpozium të organizuar në Qingdao me pjesëmarrjen e zyrtarëve të provincave Shandong, Zhejiang, Anhui, Guizhou dhe Shaanxi.

Për të përballuar ndikimet ekonomike të koronavirusit, kryeministri shpalli një plan masiv të ndihmës në raportin e punës të qeverisë.

Në simpoziumin e së hënës, Li Keqiang-u kërkoi edhe mbikëqyrje të rreptë gjatë përdorimit të këtyre fondeve. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore