2020-06-01 10:26:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeekonomist i "J. P. Morgan" thotë se ekonomia e Kinës do të rimëkëmbet në tremujorin e dytë, pas përpjekjeve të vendit për të vënë në kontroll COVID-19.
Sipas Bruce Kasman-it, masat e marra nga Kina për të luftuar koronavirusin e ri janë "efektive".
Ai shtoi se ende mbeten sfida për rimëkëmbjen ekonomike të Kinës, përfshirë ndikimin e jashtëm nga pjesa tjetër e botës.
Analistët e "J. P. Morgan" parashikojnë se ekonomia globale do të pësojë një rënie të madhe në gjysmën e parë të vitit, për shkak të pandemisë së COVID-19.(Zhan Dian/Artan)