CMG-ja: Ku është "lavdia dhe ëndrra" e ShBA-së?

2020-05-31 11:54:22 CRI Komenti juaj Printoni

Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri në ShBA, lideri amerikan ka kritikuar gjithmonë OBSh-në dhe Kinën. Sipas tij, "paraqitja shumë e keqe" e OBSh-së në këtë çështje të shëndetit publik ka shkaktuar moskontrollimin e epidemisë në ShBA.

Përballë të gjitha llojeve të vështirësive dhe opinioneve të padrejta për reformën nga lideri amerikan, sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus nuk u nënshtrua. Kundërshtimi i tij zemëroi Shtëpinë e Bardhë dhe ShBA-ja shpalli tërheqjen nga OBSh-ja.

Sipas njoftimeve të mediave amerikane, të premten lideri amerikan shpalli në një konferencë shtypi ndalimin e marrëdhënieve të vendit të tij me OBSh-në, për arsye që OBSh-ja nuk kreu reformën e kërkuar nga ShBA-ja. Lideri amerikan u shpreh se pas tërheqjes nga OBSh-ja, fondet për OBSh-në do t'u kalojnë vendeve të tjera për të plotësuar kërkesat e emergjencave të shëndetit publik.

Pas shpalljes së këtij vendimi, opinioni publik botëror tregoi zemërim. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova tha se përfundimi i marrëdhënieve të ShBA-së me OBSh-në shkel themelet e ligjit ndërkombëtar në bashkëpunimin shëndetësor botëror. "Reuters" njoftoi se lideri amerikan gjithmonë i kushton rëndësi motos "Amerika e para" dhe ka përçmuar "multilateralizmin". Nita Lowey, kryetare e Komisionit të Ndarjes së Fondeve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të ShBA-së, tha se epidemia ka marrë jetën e 100 000 amerikanëve dhe ky veprim e rrezikon edhe më shumë ShBA-në. Duke iu referuar fjalëve të drejtorit të Institutit për Ligjin Kombëtar dhe Global të Shëndetit "O'Nill" pranë Universitetit Georgetown, CNBC-ja komentoi se veprimi i liderit amerikan është i paligjshëm dhe se tërheqja duhet të miratohet nga Kongresi.

Në fakt, arsyeja e tërheqjes së ShBA-së nga OBSh-ja është shkarkimi i përgjegjësisë. Tani epidemia në ShBA ende nuk është vënë nën kontroll. Për shkak të zgjedhjeve, ShBA-ja do të shkarkojë përgjegjësinë te OBSh-ja.

Së dyti, ShBA-ja dëshiron ta fokusojë kritikën brenda vendit në çështjet ndërkombëtare. Deri në orën 9 të 30 majit, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri në ShBA arriti afro me 1.8 milionë dhe numri i të vdekurve 105 mijë. Të dhënat nuk përputhen me planin e "Amerika e para", prandaj patjetër lideri amerikan do të përpiqet që kritikën ta heqë nga vetja për të shmangur ndikimin ndaj zgjedhjeve.

Së treti, ShBA-ja shmang hetimin e OBSh-së. Në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë u miratua rezoluta mbi hetimin e burimit të koronavirusit të ri. Prandaj, nëse ShBA-ja do të vazhdonte të ishte në OBSh, patjetër do të hynte në listën e hetimit dhe do të duhej të jepte sqarime për deklarata si "studimi i vaksinës filloi më 11 janar", "kryebashkiaku tha se ishte infektuar me koronavirusin e ri në nëntorin e kaluar" etj.

Në komentin e CMG-së thuhet se tërheqja nga OBSh-ja synon fitoren e liderit amerikan në zgjedhje, domethënë tërheqja është për interesa vetjake. Lideri amerikan nuk shqetësohet që, me tërheqjen nga OBSh-ja, ShBA-ja s'mund të marrë udhëzime për trajtimin e epidemisë, gjë që do të shkaktojë vdekjen e më shumë amerikanëve.

Sot kopjet e librit të shkrimtarit William Manchester "Lavdia and ëndrra" ende ndodhen në raftet e librave, por lavdia amerikane ndodhet vetëm në fjalët e liderit amerikan, dhe "Ëndrra amerikane" është bërë "Amerika e para" .(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore