Kina: Pezullimi i lejeve përjashtuese nga ShBA-ja për projektet e marrëveshjes bërthamore, një qasje hegjemonike

2020-05-29 20:24:33 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin më 29 maj se, njoftimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar lejet përjashtuese nga sanksionet për disa projekte të lidhura me marrëveshjen bërthamore të Iranit është një tjetër pasqyrim i qasjes së saj të gjithmonshme hegjemonike.

Një ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo lëshoi ​​një deklaratë ku njoftoi venimin e ShBA-së për të pezulluar lejet përjashtuese nga sanksionet për disa projekte bërthamore siç janë Reaktori i Ujit të Rëndë në Arak dhe projektet e tjera bërthamore në Irak për një afat 60 ditor. Pas këtij vendimi, Kina shprehu kundërshtimin e saj të fortë sepse rindërtimi i Reaktorit të Ujit të Rëndë në Arak është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe një projekt i përbashkët i të gjitha palëve në marrëveshje. Kina do të punojë me të gjitha palët për të vijuar mbështetjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe të ruajë të drejtat dhe interesat e saj legjitime.

Kohët e fundit, u raportua që Shtetet e Bashkuara pretenduan se legjislacioni i sigurisë kombëtare për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dëmtonte në shkallë të lartë autonominë dhe lirinë e Hong-Kongut, e cila ishte e lidhur me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të zhvillojë një video-konferencë për këtë.

Në këtë drejtim, zëdhënësi theksoi se çështja e legjislacionit të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun nuk është aspak nën përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit. Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Këshilli i Sigurimit të diskutojë çështje të lidhura me rajonin e Hong-Kongut, të ndërhyjë hapur në punët e brendshme të Kinës dhe të minojë padashur normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pala kineze e kundërshton me vendosmëri këtë përpjekje të tyre. Këshilli i Sigurimit nuk është një vegël në duart e ShBA-së me qëllim që e kjo e fundit të luajë sipas dëshirës. Kina dhe kryesimi ndërkombëtarisht i drejtësisë nuk do t'i lejojë Shtetet e Bashkuara të rrëmbejnë Këshillin e Sigurimit për qëllime politike."(Vera/Bana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore