BE-ja planifikon një rezervë të përhershme të barnave e pajisjeve mjekësore thelbësore

2020-05-29 11:50:45 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian planifikon të krijojë një rezervë të përhershme të barnave dhe pajisjeve mjekësore thelbësore, për të zgjidhur problemin e mungesave që ka BE-ja për to. Shumë vende u përballën me mungesa të maskave të fytyrës, kutive të testimit, barnave të terapisë intensive dhe sendeve të tjera jetike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

Komisionierja e Shëndetësisë e BE-së Stella Kyriakides tha se rezerva duhet të sigurojë që BE-ja të jetë më e përgatitur për të mbrojtur qytetarët e vet përballë krizave të ngjashme ndërkufitare në të ardhmen.

Programi "EU4Health" do të përdorë fonde nga një buxhet i ri shëndetësor me vlerë 9.8 miliardë euro, i propozuar nga komisioni ekzekutiv i BE-së të enjten.

Ky fond do të plotësojë një rezervë emergjence prej 380 milionë eurosh që BE-ja krijoi në fillimin e pandemisë.

Materialet që BE-ja kërkon të rezervojë janë dezinfektuesit, reagentët për testim, mjetet mbrojtëse dhe barnat. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore