NASA dhe "SpaceX" shtyjnë nisjen e astronautëve nga moti i keq

2020-05-28 12:14:23 CRI Komenti juaj Printoni

Për shkak të motit të keq, NASA dhe "SpaceX" kanë shtyrë planin e tyre për dërgimin e dy astronautëve në hapësirë.

Anija kozmike "Crew Dragon" e mbartur nga raketa "Falcon 9" e kompanisë "SpaceX" do të nisej të mërkurën pasdite për në stacionin hapësinor ndërkombëtar, por plani u anulua 16 minuta para nisjes.

Mundësia e ardhshme për nisjen do të jetë të shtunën.

Nëse do të kishte sukses, do të ishte hera e parë qysh nga viti 2011 që astronautët amerikanë do të niseshin me një raketë amerikane nga territori i ShBA-së për në stacionin hapësinor ndërkombëtar.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore