Çështja e Meng Wanzhou-t vazhdon pas vendimit të gjykatës kanadeze

2020-05-28 12:02:56 CRI Komenti juaj Printoni

Një gjykatë kanadeze vendosi të mërkurën se çështja e ekstradimit të kryezyrtares financiare të kompanisë "Huawei", Meng Wanzhou, mund të vazhdojë.

Sipas vendimit, çështja përputhet me standardin e ekstradimit të Kanadasë për të ashtuquajturin "kriminalitet i dyfishtë", që do të thotë se krimi që ShBA-ja pretendon se ka kryer Meng Wanzhou, mbetet krim edhe në Kanada.

Të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian i bëri thirrje Kanadasë ta lirojë Meng-un dhe të sigurojë kthimin e saj të sigurt në Kinë.

Zëdhënësi tha se ShBA-ja dhe Kanadaja kanë shpërdorur traktatin e ekstradimit dypalësh midis tyre dhe kanë marrë masa të detyrueshme arbitrare kundër një shtetaseje kineze pa arsye.

Ai theksoi se kjo ngjarje ka shkelur seriozisht të drejtat e interesat e ligjshme të shtetases kineze. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore