Juristi italian vlerësoi lart Projektin e Kodit Civil kinez

2020-05-27 21:25:07 CRI Komenti juaj Printoni

Projekti i Kodit Civil kinez që po shqyrtohet nga Asambleja Kombëtare Popullore (AKP) e Kinës, paraqet frymën e drejtimit të shtetit sipas ligjit dhe konceptin e orientuar nga njerëzit, tha ditët e fundit juristi italian Stefano Porcelli në një intervistë për CMG-në.

Porcelli është pedagog i Universitetit të Shkencave Politike dhe Ligjeve të Kinës dhe i Universitetit të Studimeve të Brescia-s.

"I kushtova vëmendje procesit të hartimit të kodit civil qysh nga formimi i Republikës Popullore të Kinës. Pas përpjekjeve prej dhjetëra vitesh, është kohë e matur për shqyrtimin e këtij projekti të kodit civil. Në procesin e hartimit të tij, ligjvënësit, praktikuesit ligjorë dhe juristët kinezë morën pjesë të gjithë së bashku. Nëse ky kod civil mund të paraqitet me sukses, do të nxitet në mënyrë të gjithanshme administrimi i vendit sipas ligjit," tha Stefano Porcelli

Porcelli theksoi gjithashtu shumë elemente shkencore të paraqitura në këtë projekt, si mbrojtja e të drejtave për privatësi dhe e informacioneve personale në internet. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore