Shoqëria "Henry Jackson" publikon video të rreme kundër Kinës

2020-05-27 21:23:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit po qarkullon në internet një video e dyshimtë nga laboratori i Wuhan-it. Sipas medias britanike "The Daily Telegraph", kjo video është publikuar nga Shoqëria "Henry Jackson", një think-tank britanik i krahut të djathtë, i cili deklaroi se i ashtuquajturi "laboratori i virusit të Wuhan-it" nuk zbatoi rregullat e sigurisë biologjike në trajtimin e koronavirusit të ri dhe mund të ketë shkaktuar përhapjen e virusit.

Për këtë reagoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying e cila tha se pamjet filmike në këtë video vijnë nga një dokumentar shkencor me titull "Youth in the wild" dhe është prodhuar nga të tjerët. Përmbajtjet e videos nuk kanë asnjë lidhje me punën kërkimore të laboratorit të Wuhan-it, prandaj, ky think tank duhet të quhet një " Think-Tank i Rremë".

Në qershorin e vitit 2015, një organ publik britanik bëri një raport prej 84 faqesh, për të shfaqur ndikimet e thella të financimit misterioz nga ekstremi i djathtë amerikan ndaj Shoqërisë "Henry Jackson". Më 5 shkurt të vitit 2017, "The Sunday Times" bëri të ditur se ambasada japoneze në Britani i pagoi 10 mijë pound në muaj kësaj shoqërie, për të krijuar "teorinë e kërcënimeve kineze" në Britani.

Më 8 prill, ky i ashtuquajtur "think-tank" publikoi një raport përmes së cilit i kërkonte Kinës të mbajë përgjegjësi për përhapjen e COVID-19. Shumë përdorues të internetit në Britani mendojnë se kjo kërkesë e kompensimit nga Kina është shumë qesharake. Zv.redaktori i "Financial Times" britaniku Martin Wolf është i mendimit se në këtë epidemi, Kina nuk i detyrohet botës asnjë borxh, por nevojtet një bashkëpunim ndërkombëtar më efektiv përballë pandemisë, duke ruajtur rendin botëror të bashkëpunimit.

Drejtori i Institutit të Studimit të Kinës të "King's College London", Kerry Brown vuri në dukje se Shoqëria "Henry Jackson " është "një organizatë e njohur e krahut të djathtë, e prirur veçanërisht të sulmojë ". Temat e raporteve të saj mbi Kinën janë shumë ekstreme dhe të pamatura dhe mbështeten nga financues keqdashës. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore