Spanja do të mbajë 10 ditë zi për viktimat e pandemisë

2020-05-27 13:40:44 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria spanjolle pritet të deklarojë 10 ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të COVID-19.

Flamuri kombëtar spanjoll në sheshin "Cibeles" të Madridit është ulur në gjysmështizë në shenjë respekti dhe është zbuluar një përmendore në kujtim të viktimave.

Mbi 26 mijë veta kanë vdekur deri tani në Spanjë nga epidemia e koronavirusit, ndërsa mbi 230 mijë janë konfirmuar si të infektuar. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore