Macron shpall planin e shpëtimit të industrisë së automjeteve me vlerë 8.8 miliardë dollarë

2020-05-27 12:51:53 CRI Komenti juaj Printoni

Franca ka njoftuar se do të japë rreth 9 miliardë dollarë për industrinë e makinave të vendit, për ta shpëtuar nga humbjet gjatë mbylljes lidhur me koronavirusin.

Presidenti Emmanuel Macron thotë se dëshiron ta shfrytëzojë krizën për ta bërë Francën prodhuesen numër një të automjeteve elektrike në Evropë.

Duke filluar nga java tjetër, klientët mund të marrin deri në 13 mijë dollarë nga qeveria për blerjen e një makine elektrike.

Plani i ri përfshin subvencione qeveritare për t'i nxitur njerëzit të heqin dorë nga makinat e tyre të vjetra dhe të blejnë modele me lëshim më të ulët karboni, si dhe investime afatgjata në teknologjitë inovative.

Presidenti francez vendosi objektivin e prodhimit të 1 milion makinave elektrike në vend deri në vitin 2025. (Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore