Ulja e re e taksave në Kinë pritet të ndihmojë NVM-të pas COVID-19

2020-05-26 20:19:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kina njoftoi një plan të ri për uljen e taksave, i cili pritet të japë mbështetje të fortë për ndërmarrjet e vogla që po përpiqen të shërohen nga pasojat e COVID-19.

Sipas raportit të punës së qeverisë këtë vit, plani i ri synon të ulë taksat dhe tarifat për korporatat me 2.5 trilionë juanë, ose 350 miliardë dollarë amerikanë, me 25 për qind nga objektivi i vitit të kaluar.

Uljet e tanishme të taksave dhe tarifave, të cilat janë në fuqi deri në qershor, do të shtrihen deri në fund të këtij viti. Zgjatja përfshin lirimin e firmave të vogla nga pagesa e tarifave të sigurimit të pasurisë, papunësisë dhe sigurimeve të dëmtimit në punë.

Hu Naijun është zëvendësdekan i Punës dhe Qendrës Kërkimore e Sigurimeve Shoqërore në Universitetin Tsinghua.

Ai shpresoi që politika e re do të ndihmojë në forcimin e besimit.

"Politika do t'i ndihmojë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme të kalojnë vështirësitë në zinxhirin e kapitalit dhe gjithashtu do t'i ndihmojnë në stabilizimin e punësimit në shkallë të gjerë. Sapo të stabilizohet punësimi, do të stabilizohet një nivel i caktuar i konsumit dhe kjo do të nxisë besimin e konsumatorit në të ardhmen ".

Për të lehtësuar barrën për ndërmarrjet, Kina është zotuar se do të bëjë një përjashtim prej tre muajsh nga qiraja për kompanitë që marrin me qira pronë shtetërore dhe do të zgjasë uljen prej 5% të tarifave të energjisë elektrike për ndërmarrjet industriale dhe tregtare deri në fund të këtij viti.

Yang Chengzhang nga Shoqata Kombëtare Demokratike e Ndërtimit të Kinës tha se mund të jetë koha e duhur për të përmirësuar më tej mjedisin e biznesit.

"Ne duhet të risjellim entuziazmin e subjekteve të tregut dhe ndërmarrjeve për operacionet. Ne duhet të sigurojmë jetesën e njerëzve dhe funksionet normale të shoqërisë. Vetëm duke arritur këtë mund të vendosim një themel të fortë për një zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen."

Në vitin 2019, ulja e taksave dhe tarifave në Kinë arriti në mbi 2.3 trilion juanë.

Plani i ri i reduktimit 2.5 trilionë juanë, plus emetimi i bonove të veçanta të qeverisë lokale me vlerë mbi 3.7 trilionë juanë, pritet të forcojë rritjen e PBB-së së vendit për këtë vit me të paktën 2 për qind. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore