Pse kjo delegate e përshëndeti presidentin me përkulje?

2020-05-26 10:20:48 CRI Komenti juaj Printoni

Më 24 maj, gjatë organizimit të dy sesioneve vjetore politike të Kinës, presidenti Xi Jinping zhvilloi një diskutim me përfaqësuesit e provincës Hubei për të dëgjuar mendimet e tyre mbi raportin e punës të qeverisë. Në mbledhje, një delegate para dhënies së fjalimit, e falënderoi z. Xi me përkulje. Kush është kjo delegate dhe pse bëri këtë përshëndetje?

Ajo quhet Yucheng dhe vjen nga një shkollë profesionale e qytetit Wuhan.

"Më merr në telefon për çdo kërkesë"

"Nuk mund të flija në vigjilje të Vitit të Ri kinez", tha presidenti në një mbledhje të udhëheqësve më të lartë të Partisë më 25 janar, ditën e parë të vitit 2020 sipas kalendarit bujqësor kinez. Në atë mbledhje, u mori vendimi për dërgimin e grupit drejtues qendror për në provincën Hubei për të nxitur punën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë.

Për të përballur krizën më të madhe të shëndetit publik pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Xi i tha grupit të punës se "më merrni në telefon për çdo kërkesë". Me përqendrimin e forcave të mbarë vendit, qeveria ka mobilizuar shpejt ekipet mjekësore dhe materialet mbrojtëse për ta ndihmuar Hubei-n.

"Jepini! Duroni edhe pak!"

Më 10 mars, në fazën kyçe të betejës kundër epidemisë, Xi Jinping e vizitoi vetë Wuhan-in. Banorët që vijonin karantinën në shtëpi e përshëndetën presidentin nga dritaret. Disa mbanin flamuj kombëtarë, duke brohoritur "Jepi Kina! Jepi Wuhan!"

Me mbështetjen e mbarë vendit, provinca Hubei dhe qyteti Wuhan arriti ta mposhte virusin. Kjo është arsyeja pse Yu Cheng solli në Pekin falënderimet e bashkëqytetarëve të saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore