Britani: Shkollat fillore do të rinisin mësimet më 1 qershor

2020-05-25 11:12:42 CRI Komenti juaj Printoni

Nxënësit britanikë të shkollave fillore do të rifillojnë mësimin në 1 qershor, teksa qeveria po lehtëson masat kufizuese të koronavirusit.

Kryeministri Boris Johnson njoftoi se shkollat e mesme do të hapen nga 15 qershori:

"Mund të njoftoj se kemi si qëllim të vijojmë (me hapjen e shkollave fillore) më 1 qershor siç ishte planifikuar. Më pas synojmë që, nga 15 qershori, shkollat e mesme të sigurojnë disa kontakte për nxënësit e vitit të dhjetë dhe të vitit të 12-të, për t'i ndihmuar ata të përgatiten për provimet vitin e ardhshëm."

Sidoqoftë, sindikatat mësimore kanë shprehur shqetësime për sigurinë e kthimit të nxënësve në klasë këtë vit.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se Britania ka regjistruar afro 260 000 raste të COVID-19 dhe mbi 36 700 vdekje.

Sa i përket krijimit të vaksinave, Johnson-i thotë se duhet të ketë një qasje më ndërkombëtare ndaj pandemisë. Sipas tij, vaksina mund të prodhohet më shpejt nëse bashkëpunojnë të gjitha vendet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore