COVID-19: Në ShBA nuk u zbatua parimi i barazisë dhe i mosdiskriminimit

2020-05-24 17:17:17 CRI Komenti juaj Printoni

"Gjatë epidemisë, duhet të ndalohet dërgimi i fëmijëve jashtë territorit, sidomos të fëmijëve të pashoqëruar, " deklaroi me 21 maj UNICEF (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët).

Prej fillimit të marsit, qeveria amerikane riktheu të paktën 1000 fëmijë emigrantë të pashoqëruar në Meksikë, El Salvador, Guatemala dhe Honduras, pa konsideruar rreziqet e prekjes nga virusi i COVID-19. Shumë fëmijë që s'mund të riatdhesoheshin mbetën në qendrat në afërsi të kufirit. Mësohet se disa prej tyre janë të sëmurë.

Sipas një studimi nga "Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health" dhe "Emory University Rollins School of Public Health" në ShBA, 52% të rasteve të konfirmuara dhe 58% të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në ShBA janë shtetas amerikanë me prejardhjen afrikane, të cilët zënë vetëm 13.4% të popullsisë amerikane. Një raport i CNN-it theksoi se personat me ngjyrë në ShBA kanë kushtet e mjedisin më të keq të jetesës dhe shëndet më të dobët, për shkak të diskriminimit racor afatgjatë në ShBA. Ky grup i popullatës përballet gjithashtu me rreziqe më të larta të prekjes nga virusi i COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore