Xi: Favorizimi i popullit, arritja më e madhe e PKK-së

2020-05-23 09:39:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin është duke u zhvilluar sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping mori pjesë në shqyrtimin dhe diskutimin në grup të delegacionit të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme.

Xi u shpreh që kuadrot e PKK-së duhet ta shohin krijimin e përfitimeve për popullin si arritjen më të rëndësishme të punës së tyre, pasi pushtetin atyre ua kanë dhënë Partia dhe populli. Ata duhet t'i shërbejnë Partisë e popullit dhe të punojnë vetëm për të mirën e popullit. PKK-ja duhet të luftojë me vendosmëri korrupsionin, formalizmin dhe burokracinë, theksoi Xi. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore