Studimi: Vonesa e mbylljes në ShBA shkaktoi të paktën 36 000 vdekje

2020-05-22 10:45:41 CRI Komenti juaj Printoni

Në një studim të ri nga Universiteti i Kolumbias vihet në dukje që, nëse ShBA-ja do t'i kishte zbatuar masat e distancimit shoqëror një javë më parë sesa e bëri një gjë të tillë në mars, rreth 36 000 njerëz që vdiqën nga COVID-19 mund të kishin shpëtuar.

Gjithashtu, rreth 83 % e vdekjeve do të ishin shmangur nëse ShBA-ja do të fillonte të mbyllte qytetet dhe të kufizonte kontaktet shoqërore më 1 mars.

Shumica e amerikanëve filluan të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë distancimin shoqëror në mesin e marsit.

Studiuesit zbuluan se ndryshimet e vogla në kohën e duhur do të kishin parandaluar rritjen e rasteve të sëmundjes dhe të viktimave.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 1.5 milionë raste të koronavirusit të ri dhe mbi 93 000 të vdekur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore