BE-ja rithekson mospranimin e planit të Izraelit për aneksimin e tokave të pushtuara palestineze

2020-05-22 10:22:15 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Bregun Perëndimor dhe në Gazë Sven Kuhn von Burgsorff e dënoi planin e Izraelit për aneksimin e një pjese të territoreve në Bregun Perëndimor.

Pas një takimi në Ramallah me kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh, Von Burgsorff-i tha se BE-ja qëndron përkrah palestinezëve, duke kundërshtuar aneksimin e planifikuar.

"Siç e dini, kjo përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar e të marrëveshjeve ekzistuese dhe nuk përputhet me rezolutat e përfundimet e Këshillit të Sigurisë Ndërkombëtare të BE-së," vuri në dukje ai. .

Shtayyeh-u nga ana e tij tha se aneksimi do të shkatërronte çdo mundësi për "zgjidhjen e dy shteteve" të kërkuar nga pala palestineze.

Kryediplomati europian Josep Borrel u shpreh se BE-ja nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjyhu planifikon të aneksojë një pjesë të territoreve të Bregut Perëndimor të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967, duke pasur përkrahjen e ShBA-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore