KKZHR-ja: Ekonomia kineze në rrugën e rimëkëmbjes

2020-05-22 21:06:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës He Lifeng tha se ekonomia e Kinës po rimëkëmbet gradualisht nga ndikimi i COVID-19.

"Megjithëse ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kinës është i madh, ai do të jetë afatshkurtër dhe i përkohshëm; prirja pozitive e zhvillimit të bazave ekonomike të Kinës nuk ndryshoi. Industria parësore vazhdon të zhvillohet pozitivisht, kultivimi i pranverës dhe mbjelljet e verës janë më mirë se parashikimi; industria dytësore, veçanërisht disa sektorë në zhvillim, ka një impuls relativisht të mirë zhvillimi. Industritë tretësore dhe ndërmarrjet ekzistuese janë gjithashtu drejt rikuperimit".

He Lifeng shtoi se sektorët e konsumit në industrinë tretësore po i rikthehen normalitetit në mënyrë të fortë dhe të rregullt. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore