Zëdhënësi: Kina dhe Rusia do të forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi

2020-05-21 21:55:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Rusia do ta marrin "Vitin e Risisë Tekniko-Shkencore" si një mundësi për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë, sidomos për kujdesin mjekësor dhe kontrollin e parandalimin e sëmundjeve për të dhënë kontributin e duhur për mbrojtjen e sigurisë rajonale dhe globale të shëndetit, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian.

Zhao e tha këtë në një konferencë për shtyp kur u pyet të komentonte mbi deklaratën e ambasadorit rus në Kinë Andrey Denisov të mërkurën se, bashkëpunimi Kinë-Rusi në luftimin e COVID-19 thekson edhe një herë shkallën e lartë të besimit të ndërsjellë midis dy vendeve dhe marrëdhëniet e tyre dypalëshe do të nxisin zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën mjekësore.

Sipas Zhao-s, Kina dhe Rusia kanë mbështetur fort njëra-tjetrën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe kanë mbajtur komunikim dhe bashkërendim të ngushtë që nga shpërthimi. Të dyja palët i siguruan njëra-tjetrës furnizime mjekësore dhe dërguan ekipe mjekësore për shkëmbime dhe bashkëpunim, tha Zhao. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore