Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë shkëmbimet zyrtare me rajonin e Tajvanit

2020-05-20 16:34:26 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Ma Xiaoguang i bëri thirrje palës amerikane të zbatojë parimin e 'Një Kine', përmbajtjen e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të ndalë shkëmbimet zyrtare me rajonin e Tajvanit.

Më 19 maj, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i shprehu urime Tsai Ing-wenit për rizgjedhjen në postin e saj si udhëheqëse e Tajvanit. Partia e saj, Partia Demokratike Progresive shprehu falënderime për këtë urim. Gazetari e pyeti zëdhënësin se si e komenton këtë Zyra e Çështjeve të Tajvanit.

Në përgjigje të pyetjes, Ma theksoi se: "Tajvani është pjesë e pandarë e Kinës. Kemi vendosmëri të madhe, besim të plotë dhe aftësi të mjaftueshme për të luftuar çdo ndërhyrje të çdo force të jashtme si dhe do të marrim të gjithat masat e nevojshme për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe do të vazhdojmë procesin e ribashkimin kombëtar. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore