Kryeredaktori i "The Lancet": Letra e Trump-it për OBSh-në ka një gabim faktik

2020-05-20 14:50:10 CRI Komenti juaj Printoni

Revista e njohur mjekësore "The Lancet" publikoi të martën ​​një deklaratë, ku vë në dukje se presidenti amerikan Donald Trump kishte një gabim faktik në letrën drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hënën.

Trump-i shkroi në një letër për OBSh-në se një hetim qeveritar amerikan zbuloi se kjo organizatë kishte shpërfillur "raporte të besueshme nga organizata, përfshirë 'The Lancet', në fillim të dhjetorit 2019 ose më herët, se një virus ishte shfaqur në Wuhan".

Richard Houghton, kryeredaktori i "The Lancet", u përgjigj se "deklarata e Trump-it ka gabim faktik" dhe se revista "nuk ka publikuar raport për virusin ose për epideminë në Wuhan ose pjesë të tjera të Kinës në fillim të dhjetorit 2019. Raporti i parë i botuar nga 'The Lancet' ishte më 24 janar 2020."(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore