ABSh-ja mbyll punimet me një angazhim të fortë global për luftën kundër COVID-19

2020-05-20 10:38:05 CRI Komenti juaj Printoni

Asambleja e 73-të Botërore e Shëndetësisë përfundoi dje me një angazhim global për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Kjo është veprimtaria e parë virtuale që nga themelimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1948.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se fokusi i OBSh-së tani është lufta me çdo mjet kundër pandemisë.

Delegatët kanë miratuar një rezolutë historike për të bashkuar botën në përballimin e pandemisë së COVID-19, e cila u bashkësponsorizua nga më shumë se 130 vende, përfshirë Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Kinën.

Rezoluta pranon rolin kryesor udhëheqës të OBSh-së dhe rolin thelbësor të sistemit të Kombeve të Bashkuara në bashkërendimin e reagimit global ndaj pandemisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore