BE-ja mbështet OBSh-në, kundërshton kërcënimin për tërheqje të Trump-it

2020-05-20 10:21:59 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për të shkurtuar përgjithmonë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe për ta nxjerrë përfundimisht ShBA-në nga organizata.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Virginie Battu-Henriksson shprehu gjithashtu mbështetjen e Unionit për një qasje shumëpalëshe për të trajtuar pandeminë e COVID-19:

"Bashkimi Evropian e përkrah OBSh-në në përpjekjet për të kontrolluar dhe zbutur epideminë e COVID-19 dhe tashmë ka siguruar fonde shtesë për të mbështetur këto përpjekje. E them përsëri se bashkëpunimi global dhe solidariteti nëpërmjet përpjekjeve shumëpalëshe janë e vetmja mundësi efektive dhe e zbatueshme për ta fituar këtë betejë. "

Zëdhënësja paralajmëroi gjithashtu kundër akuzave ndaj të tjerëve në luftën globale kundër pandemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore