Shkencëtari britanik: "Nuk ka prova" se hidroksiklorokina mund të parandalojë COVID-19

2020-05-20 10:13:11 CRI Komenti juaj Printoni

Një akademik britanik ka thënë që "nuk ka prova" se hidroksiklorokina mund të parandalojë infektimin nga COVID-19, teksa presidenti i ShBA-së Donald Trump u tha gazetarëve se po e përdorte këtë ilaç për t'u mbrojtur nga virusi.

Dr. Michael Head nga Universiteti i Southemptonit thotë se ka pasur prova të kufizuara me bazë laboratorike që tregojnë se ilaçi që lufton malarien, mund të jetë efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19:

"Ka shumë gjëra që nuk dimë rreth hidroksiklorokinës, veçanërisht në lidhje me COVID-19. Sidoqoftë, ne e dimë që ilaçi ka efekte anësore kur përdoret, kështu që mund të shkaktojë marrje mendsh dhe të vjella, si edhe probleme me zemrën. Ai madje mund të shkaktojë në disa raste më të rralla, kriza dhe deliri. Kështu që nuk është ilaç pa efekte anësore, prandaj nuk është aspak e këshillueshme që të përdoret pa rekomandim".

"British Medical Journal" ka botuar dy studime të reja që tregojnë se nuk ka ndryshim të madh midis pacientëve me COVID-19 që e kanë përdorur ilaçin dhe atyre që nuk e kanë përdorur atë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore