BE-ja premton 151 milionë dollarë për të rritur sigurinë ushqimore në Afrikën Lindore

2020-05-19 10:11:22 CRI Komenti juaj Printoni

BE-ja thotë se do të japë një ndihmë financiare prej 151 milionë dollarësh amerikanë për të forcuar sigurinë ushqimore në Afrikën Lindore.

Siguria ushqimore në këtë rajon përballon sfida gjatë pandemisë së COVID-19.

BE-ja thotë se granti do të sigurojë mbështetje për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Këto fonde do të përdoren për të luftuar karkalecat, për ndihmë humanitare dhe kontrollin e epidemive. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore