Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për unitet dhe rol më të madh të OBSh-së në luftën ndaj COVID-19

2020-05-19 09:59:37 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit botërorë thonë se vendet duhet të jenë të bashkuara dhe se Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të luajë një rol më të madh në luftën kundër COVID-19.

Ata i bënë këto komente në sesionin e parë virtual të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë që u hap dje.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për ndihmë për vendet në zhvillim.

"OBSh-ja është e pazëvendësueshme. Ajo ka nevojë për shtimin e burimeve, veçanërisht për të siguruar mbështetje për vendet në zhvillim, gjë që duhet të jetë shqetësimi ynë më i madh. Ne jemi po aq të fortë sa sistemet më të dobëta shëndetësore. Mbrojtja e botës në zhvillim nuk është çështje bamirësie ose bujarie, por çështje e interesit vetjak," tha ai.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa theksoi se vendet në zhvillim kanë nevojë për më shumë lehtësim të borxhit dhe furnizime mjekësore:

"Afrika është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj dëmeve të këtij virusi dhe ka nevojë për çdo ndihmë të mundshme. Bashkimi Afrikan ka ndërmarrë hapa për t'iu përgjigjur kësaj goditjeje".

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha nga ana e saj se duhet më shumë bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar pandeminë:

"Pandemia e koronavirusit tregon qartë edhe një herë se duhet të bëjmë më shumë në të gjithë botën për masa më të mira paralajmërimi dhe parandalimi të hershëm, për më shumë bashkëpunim kërkimor dhe për sisteme më të forta shëndetësore."

Mrekulli
Lajmet Kryesore